260 vjedhje, arrestohen 10 shqiptarë në Francë
Policia franceze ka shkatërruar një bandë shqiptare që ka kryer 260 vjedhje në jug të Francës. Dhjetë persona janë arrestuar, të gjithë shqiptarë, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë publik.
Hetuesit zbuluan se kjo të arrestuarit kishin vjedhur celularë, tableta, bizhuteri dhe çanta të shtrenjta.
Një pjesë e sendeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan nga policia. Banda vepronte në zonën e Bouches-du-Rhone, Alped-Maritimes, Var dhe Vaucluse.
/tvklan.al