27 të arrestuar për sulmin në aeroportin “Ataturk”


27 të arrestuar për sulmin në aeroportin “Ataturk”

19:40 03/07/2016

Ka arritur në 27, numri i të arrestuarve nga policia, në operacionet në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Anadollu”, që njofton se ekipet e Antiterrorit kanë ndaluar edhe 3 persona të tjerë.

13 të dyshuar, 3 nga të cilët janë të huaj, pasi kaluan kontrollin shëndetësor në Spitalin Shtetëror, janë transferuar në Gjykatë.

Ekipet e Drejtorisë së Degës për Luftën kundër Terrorizmit, në lidhje me sulmin terrorist në aeroport, më 30 Qershor kishin ndaluar 13 të dyshuar, ndërsa më 1 Korrik, 11 të huaj të dyshuar.

Pak ditë më parë, mediat turke publikuan video të reja nga kamerat e sigurisë së aeroportit “Ataturk”, në Stamboll, ku shfaqeshin disa nga terroristët që hapnin zjarr ndaj njerëzve, përpara se të vetëhidheshin në erë.

Njëri nga autorët e masakrës qëllon për vdekje me gjakftohtësi një oficer policie, i veshur civil, i cili i afrohet dhe i flet terroristit.

Nga atentati mbetën të vrarë 42 persona, 20 prej të cilëve të huaj dhe u plagosën mbi 230 të tjerë.

Tv Klan






Të ngjashme