27 vite burg për 9 zyrtarë të INUV të Bashkisë Kamëz, akuzohen për shpërdorim detyre


27 vite burg për 9 zyrtarë të INUV të Bashkisë Kamëz, akuzohen për shpërdorim detyre

17:42 17/10/2016

27 vite burg në total ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për 9 ish – zyrtarë të Inpektoriatit Ndërtimor të Bashkisë Kamëz. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi në kundërshtim me ligjin kanë lejuar ndërtimet e paligjshme në territorin e Bashkisë së Kamzës.

Sipas hetimeve është dokumentuar se të paktën në 80 raste, zyrtarët e INUV kanë lejuar ndërtimet. 9 të pandehurit, në këmbim të shumave nga 1 mijë deri 3 mijë euro lejonin qytetarët të ndërtonin jashtë çdo lloj kriteri.

Të akuzuarit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe përfitojnë uljen e dënimit me një të treten në rast dënimi nga gjykata.

Tv Klan






Të ngjashme