27-vjeçarja martohet me babain e shoqes së ngushtë
Thonë që dashuria nuk njeh moshë, e në këtë rast duket se nuk njeh as kufij.
Një vajzë u martua me babain e shoqes së saj të ngushtë, i cili është dy herë më i madh në moshë se ajo dhe treshja shkojnë tashmë gjithmonë bashkë me pushime. 27-vjeçarja Taylor Lehman, e cila punon si agjente e pasurive të patundshme, pranon se në fillim ndihej keq që po dilte me 54-vjeçarin Kern, për shkak të shoqërisë me vajzën e tij Amanda, 30 vjeçe. Megjithatë, prej 5 vitesh tashmë çifti nga Phoenix, Arizona e SHBA vijojnë të jenë shumë të dashuruar dhe Taylor thotë se njerëzit i krahasojnë shpesh me çiftin e Hollywood-it, Chaterine Zeta Jones dhe Michael Douglas. Duke folur për britanikenThe Sun
, Taylor tha se nuk priste kurrë që tërheqja mes saj dhe Kern të kthehej në martesë. Sigurisht gjatë këtyre viteve bashkë ka ndodhur që t'i ngatërrojnë për babë e bijë, por mbështetja e familjeve ka bërë që çifti të kalojë çdo problem dhe vështirësi që mund të kenë hasur./tvklan.al