270 “Marilyn Monroe”
Fansat e ikonës se bukurisë, Marilyn Monroe kanë hyrë në librin Guinness. Mbi 270 gra por edhe burra u veshën si bjondja, që mbetet një nga femrat seks simbol më të njohura e të gjitha kohërave.
Ata vendosën paruke dhe realizuan make up in për tu dukur sa më të ngjashëm me Marilyn , sigurisht pa harruar edhe fustanin e bardhë. Më pas fansat u zhytën në det në plazhin Brighan, ku zhvilluan një garë noti.
Aktiviteti që organizohet prej disa vitesh ka si qëllim mbledhjen e të ardhurave që do të shkojnë për kërkime në mjekësi për të gjetur kurën për shërimin e kancerit. Kjo arrihet përmes shitjes së parukeve dhe deri tani janë mbledhur 65 mijë Dollarë, por synimi është që shifra të shkojë deri në 100 mijë.
Aktiviteti u ndoq nga mijëra percona, të cilët i kanë mbijetuar sëmundjes së rëndë apo janë duke u kuruar.
Organizatorët thanë se kërkesat ishin të shumta, por jo të gjithë ja dolën. Kjo sepse nuk pritej gjithë ai interesim dhe nuk mjaftuan as fustanët e bardhë e as paruket për të gjithë.
Klan Plus