271 mijë sirianë drejt Izraelit e Jordanisë
Nuk ka festë për ushtrinë ruse, në kulmin e suksesit të kombëtares së tyre në kampionatin botëror të futbollit. Prej 22 qershorit, ata janë angazhuar në mbështetje të një tjetër fushate të egër të regjimit sirian për rimarrjen e kontrollit të plotë të gjithë vendit.
Pamjet i përkasin bombardimeve në pronicën e Derasë në jug të Sirisë. Organizatat humanitare flasin për 271 mijë sirianë që kanë braktisur vendbanimet, pasi bombat e Asadit dhe ushtrisë ruse nuk bëjnë dallimin mes objektivave të militantëve ekstremistë dhe shtëpive të civilëve, por shkatërrojnë ç’tu dalë para.
Bëhet fjalë për valën më të madhe të viteve të fundit, brenda një periudhe prej tre javësh. Banorët kanë marrë arratinë drejt Izraelit dhe Jordanisë. Por të dy vendet kanë mbyllur kufijtë, në pamundësi për të përballuar më dyndje masive refugjatësh prej konfliktit sirian që vazhdon prej 7 vitesh.
Në konfliktin në Dera’ janë përfshirë edhe njësi të gardës revolucionare iraniane, çka ka detyruar Izraelit të mobilizojë ushtrinë në kufi nga frika e një konfrontimi të mundshëm me ta në lartësitë Golan.
Tv Klan