
28 kg marijuanë dhe armë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Afragola. Genc Doda është arrestuar nga policia, ndërsa në makinën e tij janë zbuluar 28 kg marijuanë të paketuar në qese plastike.
Gjithashtu policia ka gjetur edhe tre pistoleta gjysmë-automatike me 95 fishekë. Mbi shqiptarin rëndojnë disa akuza. Makina e tij është ndaluar rastësisht, ndërsa pas kontrollit të parë ka shfaqur shenja nervozizmi.
Policia italiane po heton edhe përfshirjen e personave të tjerë, pasi shqiptari Genc Doda dyshohet se është vetëm një korrier. Autoritetet i druhen se ai është pjesë e një grupi të madh kriminal. /
tvklan.al