28 Nëntori, Rama uron të gjithë shqiptarët
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, ditën e Pavarësisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar një foto e realizuar në takimin mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës në Pejë, dy ditë më parë.
MIRËMËNGJES 😀 dhe GËZUAR DITËN E FLAMURIT🇦🇱
Në foto shfaqet dora e Ramës dhe e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sipër flamurit kombëtar.
/tvklan.al