28-vjeçari me koronavirus, pacienti zero në Shqipëri
28-vjeçari i konfirmuar si i infektuar me koronavirus, konsiderohet pacienti zero në Shqipëri, i cili e ka importuar nga Italia.
Këta e ka konfirmuar Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, gjatë një deklarate për shtyp.
Ajo u shpreh se i riu i cili ishte kthyer nga Firence, ka infektuar të atin, të cilët aktualisht janë duke u trajtuar në spitalin Infektiv dhe ndodhen në gjendje të mirë.
Po ashtu ajo është shprehur se prej ditës së djeshme, 8 persona të rrethit të afërt të të infektuarve u janë nënshtruar analizave, ndërsa sot po u nënshtrohen edhe 24 personave të tjerë të afërm të tyre.
Ndërkaq Bino njofton se po gjurmohen edhe persona të tjerë të cilët kanë pasur kontakte me dy të infektuarit, të cilët konsiderohen si kontakte të dyta. /tvklan.al