28-vjeçarit i gjenden 54 mijë Euro brenda Audit
Një shumë e konsiderueshme parash u gjet brenda një automjeti tip “Audi” gjatë kontrolleve rutinë të policisë në Lushnje.
Në rrethrrotullimin e Plugut, mjeti që drejtohej nga 28-vjeçari me iniciale Z.Gj. nga Laçi u ndalua për kontroll.
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 54.700 Euro të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitet i paligjshëm.
Shuma e parave dhe automjeti u sekuestruan, ndërsa 28-vjeçari është proceduar penalisht dhe po hetohet në gjendje të lirë.
Vijon puna për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të 28-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale të pastrimit të parave. /tvklan.al