
28-vjeçarja shqiptare “ringjallet” në vendngjarje
Një e re shqiptare u aksidentua rëndë mëngjesin e kësaj të enjteje në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15 në një kryqëzim në komunën e Rovigos, rajoni i Venetos.
28-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një makinë në timonin e së cilës ishte një 56-vjeçar. Përplasja ishte mjaft e fortë dhe sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, shqiptarja ra pa ndjenja përtokë.
/tvklan.al