Aksidenti në Rrugën e Kombit, ndërron jetë 29-vjeçarja


Aksidenti në Rrugën e Kombit, ndërron jetë 29-vjeçarja

22:45 12/11/2017

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Kukësit 29-vjeçarja që u aksidentua rëndë pasditen e së dielës pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga në afërsi të Tunelit të Kalimashit.

Sipas “ABC News”, e reja Stela Gjoka nuk arriti tu shpëtojë plagëve të aksidentit në të cilin u plagos edhe një pasagjer 32 vjeçar nga Ferizaj i Kosovës

Mjeti tip “Volksëagen” që drejtohej nga një 29-vjeçare nga Mirdita ka dalë nga rruga në afërsi të tunelit në Rrugën e Kombit.

Policia po heton shkaqet e aksidentit./tvklan.al






Të ngjashme