3 futbollistë të Kombëtares do mungojnë me Bjellorusinë


3 futbollistë të Kombëtares do mungojnë me Bjellorusinë

13:02 02/09/2020

Probleme për Memollën, Ismajlin dhe Ramadanin

Hysen Memolla, Adrian Ismajli dhe Ylber Ramadani do të mungojnë në ndeshjen e  parë të Kombëtares në Ligën e Kombeve.

Memolla dhe Ismajli kanë patur një lëndim të mëparshëm dhe nuk e kanë kaluar atë. Ramadani është lënduar gjatë stërvitjeve me ekipin në Durrës.

Federata njoftoi se e gjithë skuadra rezultoi negative në kontrollet për Covid-19. Shqipëria do të niset sot drejt Bjellorusisë ku do të luajë të premten në Minsk.

Tv Klan






Të ngjashme