3 gra dhe 2 fëmijë në qiell të hapur: Na ndihmoni, jemi në lagjen 13 të Durrësit
Një familje në lagjen 13 në zonë e Plazhit në Durrës, ndodhet në situatë të vështirë pas dëmeve që tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar në banesën e tyre.
Banorja Brunilda Zotkaj, ka kërkuar ndihmë përmes “tvklan.al”, ndërsa tregon me foto e videos pamjet nga banesa e shkatërruar thuajse plotësisht.
Ajo shprehet se jeton më nënën dhe motrën si dhe me dy fëmijë të vegjël, 6 dhe 2 vjeç dhe se po qëndrojnë në qiell të hapur, nga frika se lëkundje të tjera do ta shembin plotësisht këtë banesë.
“Unë, mami, motra… kemi dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, kemi nevojë për ndihmë. Jemi jashtë. Ndihmojeni dhe familjen time, numri i telefonit 0699503874”. /tvklan.al