3 kilogramë më shumë nga festat (03 Janar 2012)
Pas ngrënies së bollshme në tryezat e festave të fundvitit, dietologët rekomandojnë një dietë të fortë për të hequr peshën e tepërt dhe për të rifituar formën. Mendohet se mesatarisht ata që u janë dorëzuar gatimeve të shijshme, mund të kenë shtuar afro 3 kilogramë.
Dietologia Blerina Bombaj tregon mënyrën e të ushqyerit gjatë këtyre ditëve për të hequr kilet e tepërta të fituara gjatë këtyre ditëve të festave.
Kjo situatë përsëritet pothuaj çdo vit përballë tavolinave të parezistueshme me shumëllojshmërinë e gatimeve, por kujdes sepse në këtë mënyrë trupi ynë veçse dobësohet më shumë./tvklan.al