3 milionë lira turke për Almeda Abazin dhe Tolgahan Sayışman?!
Ata janë një nga çiftet më të dashura për publikun si në Turqi, por edhe në vendin tonë.
Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan Sayışman kanë marrë një ofertë reklame nga një kompani shumë e njohur.
Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë rreth 3 milionë lira turke (380 mijë Euro).
Nëse ata pranojnë që djali i tyre Efehan të shfaqet në reklamë, shuma do të jetë edhe më e madhe. Gjithsesi, aktorët nuk kanë deklaruar asgjë në lidhje me këtë propozim dhe duket se nuk janë shumë të entuziazmuar. /tvklan.al