3 pako me eksploziv në aeroporte
Autoritetet britanike të antiterrorit kanë nisur hetimet për 3 pako me eksploziv të gjetura në aeroportin e Heathrow, London City dhe Waterloo.
Sipas BBC pajisjet e vogla të improvizuara, të vendosura në pako me madhësi A4 u gjetën në çanta postare.
Komanda e antiterrorit në Policinë Metropolitane po i trajton rastet të lidhura me njëra-tjetrën, ndërsa mbetet e hapur sa i përket motiveve. Sipas policisë, nga pakot nuk pati asnjë të lënduar.
Qendra Compass në Heathrow u evakuua pasi pakoja u raportua te policia rreth orës 09:55 me orën lokale. Pajisja mori flakë kur çanta u hap nga stafi i aeroportit.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, këto pako janë në gjendje që të krijojnë një zjarr me përmasa të vogla, një moment që hapen. Policia po i konsideron rastet si akt kriminal.
/tvklan.al