3 persona të tjerë duhet t’i përgjigjen OFL
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Xhesio Hajdari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;
Gentian Shehaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;
Eno Barolli, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al