3 protestues dhe 1 efektiv policie të plagosur në protestë


3 protestues dhe 1 efektiv policie të plagosur në protestë

13:19 31/03/2018

Të paktën 3 protestues dhe një efektiv policie janë plagosur gjatë protestës së dhunshme të ditës së shtunë në Rrugën e Kombit, kundër tarifës së pagesës.

Protesta, e cila nisi paqësisht degjeneroi në përplasje mes protestuesve dhe Forcave të policisë. Sipas raportimeve paraprake Adem Visha është plagosur nga radhët e efektivëve të policisë, ndërsa identiteti i protestuesve të plagosur nuk është bërë ende i ditur. 

Dy nga të plagosurit dhe efektivi i policisë po marrin ndihmë në Spitalin e Kukësit.

Me tërheqjen e forcave të policisë, shumë të pakta në numër përballë masivitetit të protestuesve, këta të fundit u vunë flakën dhe shkatërruan sportelet e pagesës që janë vendosur së fundmi në rrugë.

 

/tvklan.al






Të ngjashme