3 shqiptarë në Eurovizion
Pas fitores së Ermal Metës në festivalin e Sanremos, në Eurovizion do të shkojnë tre këngëtarë shqiptarë.
Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë në Lisbonë, si fitues i festivalit të 56-të të RTSH me këngën “Mall”. Një realizim që ka emocionuar të gjithë shqiptarët. Sipas sondazheve të fundit kënga “Mall” kryeson listën si kënga më e preferuar nga fansat në Eurovizion me rreth 25% të votave. Ermal Meta do të përfaqësojë Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”, një himn kundër terrorizmit. E treta është këngëtarja me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira , ajo e cila do të përfaqësojë Qipron në festivalin evropian të këngës. Kënga e 30 vjecares mban titullin “Fuego” (Zjarr), një kompozim i greko-suedezit Alex P. Videoklipi i këngës ende nuk është publik. Klan Plus