3 të vdekur dhe 119 të infektuar në Kosovë me Covid-19


3 të vdekur dhe 119 të infektuar në Kosovë me Covid-19

15:13 04/09/2020

Tre persona kanë humbur jetën në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kosovare kanë bërë të ditur gjithashtu se 119 është numri i infektimeve ditore nga koronavirusi nga 474 testime që janë kryer.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 10.300 raste. Numri i pacientëve aktivë është 3059. /tvklan.al






Të ngjashme