Covid-19, më shumë të shëruar se të prekur


Covid-19, më shumë të shëruar se të prekur

16:04 27/08/2020

156 raste dhe 3 humbje jetë në 24 orë

Për herë të parë pas shumë javësh, koronavirusi ka regjistruar në 24 orë më shumë të shëruar se raste të reja të infektuara. Kjo është dhe dita me numrin më të larte të personave që e kane mposhtur Covid-19.

“158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit. 101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë”.

Në rritje vijojnë të jenë edhe rastet e personave që kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar”. 

3 pacientë nuk ja kanë dalë të shërohen dhe janë bërë viktimat e radhës të kësaj pandemie.

“Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56-vjeçar, një 65-vjeçare nga Tirana dhe një 79-vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Që prej fillimit të pandemisë në vend, kanë humbur jetën 266 qytetarë.

Tv Klan






Të ngjashme