3 viktima dhe 36 raste të reja në RMV


3 viktima dhe 36 raste të reja në RMV

21:05 17/04/2020

Shkupi dhe Kumanova epiqendër e infektimeve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy paciente, njëra nga Kumanova e tjetra nga Krusheva të moshës 85 dhe 77-vjeçare, kurse gjatë ditës së sotme në evidencën e Institutit për Shëndet Publik është regjistruar edhe një pacient i vdekur nga Llabunishta e Strugës që kishte patur një intervenim kirurgjikal në Spitalin ‘Filipi i Dytë”. Siç thuhet, pacienti ka ndërruar jetë para tri ditëve, por mjeku i tij amë sot e ka njoftuar Institutin për Shëndet Publik. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave në nivel vendi arriti në 49.

Gjatë 24 orëve janë konfirmuar 36 raste të reja me COVID-19. Në Shkup janë shënuar 22 raste të reja, në Kumanovë – 4, Prilep – 3, Strugë – 3, Veles – 3 dhe Manastir një rast. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1117. Shkupi me 389, Kumanova me 310, Prilepi me 103, Struga me 53, Dibra me 51 dhe Tetova me 48 raste u prijnë qyteteve ku janë të shënuara më shumë raste me virusin korona.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për shërimin e 18 pacientëve duke e çuar numrin në e të shëruarve në 139. Gjatë 24 orëve autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë kryer 437 testime duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve në 10.859.

Tv Klan






Të ngjashme