3 viktima nga Covid, sa raste u zbuluan 24 orët e fundit
288 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë në Shqipëri. Tirana është bashkia me numrin më të lartë të raste.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 16 në Fier, 14 në Krujë, Gjirokastër, 13 në Durrës, 11 në Kavajë, 10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë, 8 në Peqin, 7 në Elbasan, 4 në Shkodër, Kurbin, 3 në Tepelenë, 2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë, 1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar”.
Numri i të shtruarve në spitale ka shkuar në 280, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50-vjeçar nga Lezha, një 56-vjeçare nga Tirana, një 88-vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit janë kryer 1304 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 10 705.
Numri total i rasteve me Covid që prej nisjes së epidemisë në vend ka shkuar në 19 445./tvklan.al