3 viktima nga flakët në një ndërtesë në Hawaii
Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri që ra në një ndërtesë 36-katëshe në Honolulu, në ishujt Hauai. Autoritetet njoftuan se zjarri ra në katin e 26 të ndërtesë.
Sipas ekspertëve, pallati nuk ishte i pajisur me sistemin anti-zjarr, që do t’i kishte shpëtuar jetën banorëve.
Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1971, kur ende nuk ishte detyruar instalimi i këtyre sistemeve, por ngjarja e rëndë ka nxitur sërish debatin për hartimin e një ligji vendosjen e tyre edhe ndërtesat e vjetra.
Tv Klan