3-vjeçari që “kalëron” pitonin 6 metërsh
Gjarpërinjtë janë tmerri i shumë njerëzve, por jo i këtij 3-vjeçari.
Në pamjet shokuese të publikuara nga media ndërkombëtare vogëlushi shfaqet hipur mbi një piton 6 metra të gjatë në rrugët e një zone në Vietnamin verior.
3-vjeçari i quajtur Truong duket i lumtur teksa hipën mbi piton si mbi kalë. Ndërsa pitoni gjigant, i cili raportohet se është një kafshë shtëpiake, noton i pashqetësuar në ujërat e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në provincën Thanh Hoa.
Tezja e vogëlushit thotë se ai kënaqet vërtetë duke luajtur me pitonin.
“Ai është 3 vjeç, ndërsa pitoni 80 kg. Familja e ka pasur këtë piton si kafshë shtëpiake për 4 vite dhe është shumë i sjellshëm”, tha ajo, sipas “Daily Mail”.
/tvklan.al