3-vjeçarja i shpëton jetës së ëmës pasi ra në tokë nga ataku kardiak
Një vajzë 3 vjeçare shumë e zgjuar i shpëtoi jetën së ëmës pasi ajo ra në tokë pa ndjenja sepse vuante nga një sëmundje e zemrës.
Sofia Hannigton, nga Clacton, Essex, i telefonoi 999 pasi nëna e saj, Patricia, 38 vjeç, ra në tokë pa ndjenja dhe goditi kokën tek tavolina e shtëpisë së saj. Hannington, vuan nga një sëmundje e rrallë që e bën zemrën e saj të rrahë shumë shpejt.
“Kisha rënë në tokë pa ndjenja dhe Sofia e mori telefonin në dorë dhe dhe i telefonoi numrave të emergjencës sepse falë Zotit ia kemi mësuar ta bëjë këtë gjë”, u shpreh e ëma e vajzës.
“Sofia i telefonoi numrit të emergjencës dhe u kishte thënë se unë nuk po zgjohesha. Nuk e di ç’do kishte ndodhur me mua nëse nuk do kishte qenë për Sofian”, shtoi ajo.
Vogëlushja foli me shërbimin e emergjencës për rreth 40 minuta derisa policia u gjend në shtëpinë e tyre./tvklan.al