3-vjeçarja qëndron 24 orë pranë nënës së vdekur


3-vjeçarja qëndron 24 orë pranë nënës së vdekur

20:29 02/10/2016

Një fëmijë vetëm 3 vjeç ka qëndruar 24 orë pranë nënës së saj të pajetë, në banesën e tyre në Milano.

42-vjeçarja peruane dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve shëndetësore, natën e së premtes.

Ka qenë një mik i gruas që ka vënë në dijeni policinë për të ndërhyrë në banesën ku jetonin nënë e bijë.

Pas ndërhyrjes së policisë në apartamentin shumëkatësh në Giambellino, në periferi të qytetit, policia ka gjetur të voglën teksa qëndronte pranë trupit të pajetë të nënës së saj.

Sipas policisë, vajza e vogël e cila ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore është në pritje të marrjes nën kujdestari nga të afërmit e saj./tvklan.al






Të ngjashme