3 vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi
Ruçi: Nuk ka kthim pas, nuk negociohet
Fiks 3 vite pas këtij votimi historik që i hapi rrugën Reformës në Drejtësi, shumica socialiste dhe opozita e re janë mbledhur në një ceremoni për promovimin e botimit parlamentar Reforma ne Sistemin e Drejtësisë. Kreu i Kuvendit përsërit qëndrimin e shprehur dhe nga kryeministri se kjo reformë nuk negociohet.
Fatmir Xhafaj, që drejtoi të gjithë procesin e hartimit të reformës ju kthen përgjigje atyre që e sulmoje atë, ndërsa garanton se periudha tranzitore do të kalojë shpejt dhe të gjitha organet e reja të drejtesisë do të funksionojnë si duhet.
Por nënkryetari i kuvendit Myslym Murrizi nuk ndan të njëjtin qëndrim me parafolësit se akuzon të majtët se ashtu si shumica paraardhëse nga gjiri i të cilës ai ka dalë dhe është ulur ne Kuvend, kanë tentuar gjithmonë ta kapin drejtësinë.
Te gjitha mbledhjet e komisionit të Reformës në Drejtësi janë përmbledhur në 2 volume dhe do të jenë pjesë e arkivës së botimeve parlamentare.
Tv Klan