30 ditë burg për inspektorin e Gruemirës


30 ditë burg për inspektorin e Gruemirës

14:21 14/02/2019

Arrest me burg me afat 30 ditë, është vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkodrës për inspektorin e Gruemirës, Berhan Bajrakurtaj, i cili dyshohet për ngacmimin seksual ndaj një të miture.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, inspektori i Policimit në Komunitet, Berhan Bajrakurti nuk ka folur, por është mbrojtur nga avokati i tij Xhelal Bajraktari, i cili ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar lirimin. Nga ana tjetër, Prokurori i çështjes Vat Staka ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë, deri në kryerjen e akt ekspertimit të telefonit të efektivit të policit, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Vëllai i inspektorit Berhan Bajrakurti u shpreh se çdo gjë është e stisur dhe e montuar ndaj vëllait të tij.

Berhan Bajrakurti u arrestuar me 11 Shkurt, pas videos së publikuar në media dhe akuzës së ngritur ndaj tij nga një denoncues anonim për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje.

Por deri tani, askush nuk i është drejtuar policisë për të marrë përsipër akuzat dhe për të zyrtarizuar denoncimin. Ky fakt ka shtuar dyshimet e grupit hetimor se mund të bëhet fjalë për një lajm të rremë.

Tv Klan






Të ngjashme