30 efektivë në kërkim të autorëve të plagosjes së dyfishtë
Një konflikt fizik, pas të cilit fshihen motive të dobëta, çoi në plagosjen me armë zjarri të dy personave pasditen e së hënës në qytetin e Cërrikut.
Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën dy të rinj të moshës 20 dhe 22 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes autoritetet policore u vunë në kërkim të autorëve, personit që qëlloi dhe bashëkpunëtorit të tij, të cilët përfunduan në pranga.
“Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre. Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cërrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan”,
sqaron policia në një njoftim për mediat
.
Të arrestuarit janë 32-vjeçari me iniciale B.H, i dyshuar si autori kryesor, si dhe 28-vjeçari I.F, i dyshuar si bashkëpunëtor.
/tvklan.al