30 fëmijë në spital, shkak një bakter në ujin e dentistit
30 fëmijë kanë përfunduar në spital në Kaliforninë e Jugut, pasi u infektuan nga uji i dentistit.
Sipas CNN, të gjithë fëmijët kishin kryer mbushje të dhëmbëve dhe u infektuan për shkak të ujit që dentisti përdori gjatë procedurës. Kjo epidemi ka ngritur shqetësimin për rrezikun që vjen nga infeksionet bakteriale të ujit që përdorin në klinika dentistët.
Fëmijët e prekur janë të moshës 3 deri në 9 – vjeç dhe kanë shkuar në klinikën në fjalë gjatë periudhës Mars deri në Korrik.
Kjo ka bërë që autoritetet amerikane të jenë në pritje të personave të tjerë që mund të jenë prekur nga ky infeksion i njohur si
Mycobacterium abscessus,
pasi ai shfaqet me vonesë dhe mund të dojë me javë ose muaj për të shfaqur simptomat.
Enjte, skuqje, dhimbje rreth e rrotull dhëmbit të infektuar janë disa prej simptomave dhe shpesh ky bakter përhapet deri në mishrat e dhëmbëve e nofull.
Kjo e bën edhe më problematike, pasi sipas ekspertëve, nëse infeksioni përhapet deri në nofull, kjo do të thotë të heqësh një pjesë të saj.
Inspektorët e shëndetit besojnë se ky bakter ndodhet në nivele shumë të ulët në ujë të ndenjur. Kur mbushim dhëmbët tek dentisti, uji që përdoret për të pastruar mund të ngelet brenda tij, duke e zënë kështu bakterin në të.
Ndonëse një mikrob i dobët dhe që pjesa më e madhe e njerëzve e nxjerrin me një shpërlarje të thjeshtë të gojës, nëse mbetet brenda dhëmbit gjatë mbushjes, kjo i jep mundësin që të zhvillohet./tvklan.al