30 mijë Lekë gjobë 361 qytetarëve që nuk mbanin maskë
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë gjobitur 361 qytetarë të cilët nuk mbanin maska mbrojtëse në rrugë, në kuadër të pandemisë së Covid-19.
Ata janë gjobitur me 30 mijë Lekë të vjetra. Ndërsa në komisariat janë shoqëruar 6 persona, të cilët nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit. Pas verifikimit, u gjobitën me 30 mijë Lekë dhe u lanë të lirë.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. /tvklan.al