30 minuta larg vdekjes
Ishte duke festuar Krishtlindjet (Dhjetor 2017), por jeta e saj ndryshoi për keq krejt papritur. Lily O'Connell, nga Paddington në Sydney, ishte mbledhur së bashku me familjen e saj për të festuar, por teksa u shtri në shtrat nuk po ndihej mirë.
Në fillim mendoi se ishte një grip i stinës. Por më vonë situata mori një rrjedhë tjetër. Ajo nisi të kishte temperaturë, të vjella dhe fytyra e saj nisi të skuqej. Kur mbërriti në spital, 23-vjeçarja u trondit, pasi mjekët i thanë se mund të vdiste brenda 30 minutave. Lajmi ishte shokues për të renë dhe familjen e saj. Mjekët e diagnostikuan me meningjit dhe jeta e saj ishte në rrezik. *(Meningjiti është sëmundje e rrezikshme, e cila është një inflamacion i shtresës së trurit ose palcës kurrizore).
“Unë jam aq e lumtur sa nuk di si ta shpjegoj, sepse isha 30 minuta larg vdekjes. Nëse nuk do të kisha shkuar atë natë në spital mund ë kisha vdekur. Por, sëmundja më la me pasoja, pasi kam pasur probleme me veshkat, dhe motra ime më ka dhuruar njërën”
, ka thënë 23-vjeçarja. O'Connell ka bërë dializë për muaj me radhë. Qeveria ka nisur një fushatë për vaksinat falas të meningjitit tek nxënësit e shkollave të mesme, pasi shumë të rinj australianë kanë vdekur nga sëmundja këtë vit./tvklan.al