30-vjeçarja çmend rrjetin social me gojën e saj


30-vjeçarja çmend rrjetin social me gojën e saj

22:00 11/11/2020

Një 30-vjeçare nga Connecticut është bërë virale në aplikacionin TikTok për shkak të formës së gojës së saj.

Samanta Ramsdell e hapi llogarinë e saj për të kënduar dhe performuar, por mesa duket vëmendja është tërhequr drejt formës gjigande të gojës së saj. Ajo punon si shitëse medicinale dhe karantina i solli goxha përfitime, pasi numri i ndjekësve i shkoi 740,000.

Unë humba 22 kilogramë në dy vjet dhe në këmbim mora konfidencën time mbrapsht. Fillova të ndiqja kurse këndimi dhe dëshiroja të postoja videot e mia të Instagram. Më pëlqeu shumë komedia dhe imitimi, për këtë arsye postimet e mia ishin akoma më të shpeshta. Por në karantinë, vura re se çdo video që bëja ku më fokusohej goja, bëhej virale. Dhe një komentues madje më pyeti nëse ndihesha e pasigurt sa i përket gojës sime. Më përpara ndihesha, sot nuk e kam problem sepse është pjesë e imja”, shprehet ajo.

E reja beson se për shkak të formës së gojës së saj, zëri që ka është mahnitës.

“TikTok paguan rreth 0.3 cent për 1000 ndjekës dhe disa nga videot e mia kanë 50 milion shikime, kështu që fitimi im është pak a shumë 15,000 dollarë për video”, thotë Samanta./tvklan.al






Të ngjashme