30-vjet nga katastrofa në Çernobil, një kujtim i dhimbshëm
Ukraina shënon sot 30-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil. Kambanat janë dëgjuar në orët e para, për të shënuar momentin e shpërthimit në reaktorin numër katër, më 26 prill të vitit 1986.
Shpërthimi ka bërë, që një re e madhe e materialit radioaktiv të kalojë kufijtë e Ukrainës, në Rusi, në Bjellorusi dhe në Evropën veriore. Numri i njerëzve të vrarë nga katastrofa ende nuk është i saktë.
Por, një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar në vitin 2005, ka llogaritur se 4,000 persona mund të kenë vdekur nga sëmundje që lidhen me materialin radioaktiv. Ngjarja në Çernobil mbetet katastrofa më e keqe bërthamore në histori. Shkencëtarët thonë se “zona e ndaluar” nuk do të jetë e banueshme edhe për 20 mijë vjet të tjerë. /
tvklan.al