300 gr tritol në makinën e Nazmi Bandullës


300 gr tritol në makinën e Nazmi Bandullës

17:09 27/12/2020

Shpërthimi i telekomanduar, vijojnë hetimet

Rreth 300 gr tritol ishte vendosur në makinën  e Nazmi Bandullës në Shkodër. Shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, dyshohet se ishte i telekomanduar.

Burime nga policia thanë se lënda shpërthyese mund të jetë vendosur më herët dhe Nazmi Bandulla ka lëvizur me automjetin e tij, teksa poshtë saj ndodhej tritoli.

Por shpërthimi ndodhi në oborrin e banesës në lagjen Partizani, teksa brenda ishte edhe familja e tij.  Policia ka marrë në pyetje Nazmi Bandullëb. Ai ka thënë se nuk ka konflikte me njeri. Pasi ka shpjeguar itinerarin e lëvizjeve, Bandulla thotë se shpërthimi ndodhi pasi ai u ngjit në banesë.

Uniformat blu kanë sekuestruar disa kamera sigurie, por në zonë nuk ku ndodhi shpërthimi nuk ka asnjë pamje. Në pyetje janë marrë edhe banorë te zonës.

Deri më tani asnjë person nuk është ndaluar për shpërthimin. Kjo është ngjarja e dytë brenda pak ditëve në Shkodër, pasi më herët u qëllua lokali i efektivi polici me armë zjarri.

Tv Klan






Të ngjashme