31-vjeçari kërcënonte qytetarin për t’i marrë para
Një 31-vjeçar që kërcënonte dhe kanoste një qytetar për t’i marrë një shumë parash, është vënë në pranga nga blutë e kryeqytetit.
Sipas policisë, i arrestuari me iniciale F.Z. ka kanosur qytetarin me iniciale I.I. gjatë një periudhe kohore me qëllim që t’i merrte një shumë parash.
Biseda mes të dyve ka ndodhur në rrjetet sociale. Ndërkohë që rasti më i fundit është shënuar disa ditë më parë, më 23 Tetor, kur 31-vjeçari kërcënoi me jetë qytetarin për t’i dhënë shumë e parave që kërkonte.
Por ka qenëvetë qytetari me iniciale I.I. që bëri kallëzim në polici, dhe pas veprimeve hetimore, 31-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. /tvklan.al