32 viktima nga një sulm ajror në kampin e refugjatëve në Siri


32 viktima nga një sulm ajror në kampin e refugjatëve në Siri

19:24 05/05/2016

Dhjetra të vdekur raportohen se janë vrarë nga një sulm ajror në një kamp refugjatësh në veri të Sirisë.

Sipas BBC, imazhet tregojnë për tenda të shkatërruara dhe djegura, në kampin e al-Camouna pranë provincës In Idlib, pranë kufirit me Turqinë.

4

Nga rapotimet e para të mediat lokale thuhet se numri i viktima është 32 civilë, ndërsa i të plagosurve 90 persona.

Ende nuk është e qartë se cilët avionë ushtarakë kanë goditur kampin, por media vendase shkruajnë për sulme nga avionë sirianë, ose rusë.

3

Kjo goditje vjen vetëm një ditë pas konfirmimit të armëpushimit.

Ushtria siriane dhe forcat rebele jo xhihadise ranë dakord për vendosjen e armëpushimit përreth qytetit të Alepos, si pasojë e presionit të SHBA-së dhe Rusisë./tvklan.al

 





Të ngjashme