32-vjeçari mbetet i bllokuar mbi shtyllën e tensionit të lartë


32-vjeçari mbetet i bllokuar mbi shtyllën e tensionit të lartë

16:25 22/02/2018

Një 32-vjeçar me iniciale A.L. ka mbetur i bllokuar mbi një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Varibob të Fierit.

Sipas policisë, 32-vjeçari është ngjitur mbi shtyllë rreth orës 12:00 dhe nuk zbret. Dyshohet se ai vuan nga sëmundja e epilepsisë, ndërkohë që është stakuar energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me korentin.

Uniformat blu që ndodhen në vendngjarje, janë duke negociaur me 32-vjeçarin për të zbritur. /

tvklan.al






Të ngjashme