33 të shëruar dhe 68 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast vdekjeje me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK)./tvklan.al