33 të vdekur nga përleshjet në burg


33 të vdekur nga përleshjet në burg

14:25 06/01/2017

Të paktën 33 të burgosur kanë mbetur të vrarë pas një përleshje të ndodhur në një burg në veri të Brazilit. 

Sekretari lokal i Drejtësisë Uziel Castro, për BBC tha se përgjegjës për vdekjet në burgun Penitenciaria Agricola de Monte Cristo, që ndodhet në shtetin e Roraima ishte një bandë narkotrafikantësh.

Ai tha se disa prej trupave u gjetën pa kokë. Megjithatë, Castro u shpreh se situata ishte nën kontroll.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi 56 të burgosur të tjerë vdiqën në një tjetër përleshje në shtetin fqinj.

Kryengritja e së dielës në Manaus, që zgjati 17 orë, ishte një prej më vdekjepruresve në Brazil.

Zyrtarët thanë se policia ka arritur të kapë 40 nga 87 të dënuarit që u arratisën./tvklan.al






Të ngjashme