33 vite burg për dy grabitësit e dhunshëm në Seman
Gjykata e Fierit dënoi me 33 vjet burg dy personat që grabitën dhe dhunuan një çift të fejuarish, tetorin e vitit 2014 në Pyllin e Semanit.
I pandehuri Endri Goga u dënua me 24 vjet burgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Shaban Skeja, me 9 vite burgim.
Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe për këtë arsye, ata përfituan uljen me 1/3 e dënimit.
Në 20 tetor të vitit 2014 çifti kishre dalë për shëtitje në zonën e plazhit të Semanit. Pranë makinës së tyre u afruan dy persona të armatosur, të cilët ushtruar dhunë, me qëllim marrjen e portofolëve dhe sendeve me vlerë.
I pandehuri Goga ka kërcënoi me armë vajzën, duke ushtruar dhunë seksuale ndaj saj. Fillimisht çifti e denoncoi ngjarjen si grabitje, por më pas u zbulua akti i dhunshem ndaj vajzës.
Tv Klan