33-vjeçari me motor përplaset me bordurën e rrugës
Ngjarja në Tiranë, i riu ndodhet në spital
Një 33-vjeçar mbeti i plagosur këtë të martë në Tiranë si pasojë e një aksidenti me motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”. Sipas policisë 33-vjeçari me iniciale A.K. humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një bordurë anash rrugës.
Për pasojë ai mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al