15:52 04/03/2014Reth 350 persona të dënuar pritet të përfitojnë nga projektligji për amnisti që qeveria përmes, Ministrisë së Drejtësisë i propozoi kuvendit. Kjo shifër erdhi pas insistimit të vazhdueshëm të deputetëve të opozitëstë cilët kërkuar të dinin edhe kapacitetin e burgjeve dhe mbipopullimin e tyre.Këtij institimi ministri Naço iu përgjigj me një shërthim në akuza ndaj qeverisë së kaluar dhe opozitës aktuale.Personat që përfitojnë nga kjo amnisit janë të dënuarit me burgim deri në 2 vjet, të dënuarit me kusht, atyre që deri me 30 nëntor 2013 u kanë mbetur pa vuajtur nga dënimi deri në 3 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat e renda penale, femrat mbi 55 vjeç dhe meshkujt mbi 60 vjeç, që moshën e kanë mbushur deri më 30 nëntor të vitit të shkuar, por që nuk janë dënuar për vepra të rënda penale. Përftojnë gjithashtu edhe ata qe kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra të rënda.