11:36 21/12/2013Mjafton të hedhësh në një tavë të gjithë përbërësit dhe gatimi i brinjëve të derrit jo vetëm që renditet një ndër recetat më të thjeshta, por edhe më të shijshmet.
Përbërësit:
1 kg brinjë derri
500 gr patate
2 degëza rozmarinë
5 lugë vaj ulliri
Kripë sipas dëshirës
2 thelpinj hudhër
Përgatitja:
Në fillim qërojmë patatet, i lajmë e i presim në kubikë. Marrim një tavë hedhim mbi të vaj ulliri, kripë sipas dëshirës e sipër vendosim brinjët e derrit të cilat duhet t’I kemi prerë më parë e bashkë me to edhe patatet. Shtypim thelpinjtë e hudhrës dhe spërkatim tavën. Më pas shtojmë degëzat e rozmarinës. Tavën e fusim në furrë në temperaturë 220 gradë, për rreth një orë. Here pas here i kthejmë brinjët për tu pjekur kështu në mënyrë të njëtrajtshme.
Pjata shërbehet e ngrohtë dhe mund t’I hedhim pak piper të grirë sipas dëshirës.