36 të testuar për koronavirus në Shqipëri
36 persona janë testuar në Shqipëri si të dyshuar me koronavirus, por të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar udhëtarët që kanë udhëtuar në rajonet e prekura me shpërthimet komunitare dhe që kanë pasur kontakte me persona me COVID të vetëkarantinohen dhe njëkohësisht të njoftojnë 127 për çdo shqetësim.
Përmes një deklarate për shtyp këtë të martë, ministria bëri të ditur se pesë rastet e fundit të testuara janë mbajtur në izolim deri në daljen e analizave. Pasi u vërtetua që ata nuk ishin bartës të virusit mësohet se kanë dalë nga Shërbimi i Infektivit.
“Testimi ka rekomandime të përcaktuara sipas protokolleve të OBSH-së. Protokollet e OBSH-së nuk janë të veçantë për një vend të caktuar. Zbatojmë të gjitha rekomandimet e OBSH. Situata po monitorohet hap pas hapi dhe vlerësimi i rasteve lidhet duke përkufizuar totalisht një rasti me historik udhëtimi dhe me shfaqjen e shqetësimeve respiratore”, tha Eugena Tomini./tvklan.al