36-vjeçari rrëfen historinë e divorcit: Ajo mori kujdestarinë e vajzës sepse…
36-vjeçari, Aleko Devani rrëfeu në programin “Historia ime”, në Tv Klan historinë e tij aspak të lehtë. Ai tregoi se bashkëshortja e tij pësoi hemoragji cerebrale dhe kjo i shkaktoi probleme me shëndetin mendor.
Devani u kujdes për të gjatë periudhës që ishte në spital, por edhe më pas. Ai tregon se familja e ish-bashkëshortes nuk e ndihmonte dhe për të u bë një situatë e papërballueshme. Një ditë në një debat me ish-kunatin, Devani i thotë se tani është momenti i tyre që të kujdesen për të.
Në Gusht të vitit 2017 hapi gjyqin për divorc dhe gjykata vendosi që kujdestaria e vajzës së tyre, t’i kalonte nënës.
Mirela Milori: Kur vendoseshe të divorcoheshe?
Aleko Devani: Në datë 1 Qershor ka ikur që këtej, në 2017. Kam hapur padinë në Gusht, kam kërkuar ndarje.
Mirela Milori: E ke bërë ti padinë për t’u divorcuar?
Aleko Devani: Po se harrova të thoja që, ika në Greqi, mbeta pa para dhe borxhet duheshin larë. Ika në Maj dhe marr të vëllanë i them që ka vizitën tani ajo, çoje ti me babin tim. Filloi ai jo këndej, jo këtej. Kështu është puna i thashë unë, e lëmë deri këtu, bëni ju tani se unë s’mundem të bëj më, u kujdesa deri këtu, tani bëni çfarë të doni. Merrni dokumentat, vizitojeni, mos e lini kështu.
Mirela Milori: I dhe këtë përgjigje se ishe i lodhur, se u nervozove nga ai, apo kishe kohë që nuk e përballoje dot këtë martesë?
Aleko Devani: Këto zënkat nuk është gjë e mirë. Të bësh për një njeri kaq shumë dhe të të hedhin poshtë çdo gjë.
Mirela Milori: Po të vinte keq për ish-gruan, e ke dashur? E bëje se e ke dashur apo ?
Aleko Devani: Njeri i familjes, çdokush do bënte atë përpjekje.
Mirela Milori: Ju shkuat dhe u divorcuat, çfarë vendosi gjykata?
Aleko Devani: Gjykata vendosi që t’ja lënë fëmijën asaj.
Mirela Milori: Pra gjykata ja dha fëmijën nënës, pavarësisht se ajo kishte një kartelë mjekësore të caktuar, me një sëmundje goditje në tru, e shtruar 15 ditë në spitalin 5 në Tiranë, një vit e ke mbajtur ti. Të gjitha këto u morën parasysh apo ti me konsensus ja le nënës fëmijën?
Aleko Devani: Folëm me psikologen dhe thamë që e mira është që t’ja lëmë nënës, se nuk është në gjendje, të mos bëhemi ne shkaktarë.
Mirela Milori: Pra ajo mori kujdestarinë e plotë për vajzën, ti çfarë detyrimi kishe?
Aleko Devani: 50 mijë lekë në muaj!
Mirela Milori: E ke shlyer këtë detyrim?
Aleko Devani: Po s’mbaroi këtu puna se ngritën padi tjetër ata, se s’ishin shumë ata para që kishin marrë nga mua, donin 100 mijë lekë./tvklan.al