36-vjeçari tenton të trafikojë kanabis drejt Greqisë
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të trafikonte drejt Greqisë lëndë narkotike. I arrestuari është Joan Haska 36 vjeç nga fshati Mashkullorë i Gjirokastrës.
Policia bën me dije se 36-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij me targa AA 190 CN dhe tentoi të kalonte nga pika kufitare Tre Urat në Përmet për të shkuar drejt Greqisë. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në një vend të përshtatur në shasin e mjetit u gjet 13.5 kg kanabis sativa. Joan Haska u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për trafik droge./tvklan.al