Plagos bashkëfshatarin dhe largohet, arrestohet nga policia


Plagos bashkëfshatarin dhe largohet, arrestohet nga policia

12:39 06/05/2017

Një i ri është plagosur me thikë nga bashkëfshatari i tij në Pogradec. Autori i krimit u largua nga vendngjarja, por u arrestua më pas nga forcat e policisë.

Policia tha se 27-vjeçari D.H është plagosur në një rrugë në fshatin Buçimas nga 37-vjeçari Zamir Hoxhallari pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

I plagosuri, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë, ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al






Të ngjashme